Shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica” në veri, katër persona shoqërohen në polici

by Nexhat

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, pasi dyshohet se kanë tentuar të shkruajnë grafite në një mural në sheshin e këtij qyteti.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Sipas tij, personat janë ndaluar pasi në një mural në një ndërtesë afër shtatores së Car Llazarit kishin shkruar disa mbishkrime si “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka”, “Petar Pavle” dhe të tjera.

Elshani ka bërë të ditur se për njërin prej tyre është shqiptuar gjobë për vandalizëm, pasi kishte shkruar mbishkrimin “Kosovoska Mitrovica”.

“Kanë qenë duke u përgatitur për ta bërë një mural. I kemi sjellë në stacion të Policisë. Njërit ia kemi shqiptuar një tiketë për vandalizëm për shkak të mbishkrimit ‘Kosovoska Mitrovica’”, ka deklaruar Elshani .

Ai shtoi se çfardo vendimi i kuvendit komunal apo i kryetarit të Komunës që mund të shkaktoj dyshime tek ne se ekzekutimi i tij mund të shkaktoj prishje të rendit dhe qetësis publike atëhere ne si Polici e Kosovës e dërgojm në MAPL për interpretim para se vendimi të mund të ekzekutohet.

Sipas tij, asnjë aktivitet i tillë nuk mund të realizohet pa miratimin e institucioneve kompetente. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy