Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar në Pressing në T7, tha se “partia që fitoi ishte LDK me bashkimin që e bëmë, fituam edhe vota më shumë edhe mandate më shumë”, deklaroi ai.
Ndërsa foli edhe për kërkesën e tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, ai tha;
“Diskutimet e brendshme në LDK edhe unë po mundohem t’i kuptoj nga kontaktet që kam….Ata e marrin më me sportivitet, është fenomen i zakonshëm që pas zgjedhjeve, aty debati është më i lire, më i hapur…”.
Ndërsa, tha se në Vetëvendosje nuk kanë guxim t’ia kërkojnë dorëheqjen Kurtit.
“Në taborin e VV-së, dikush as nuk mundet ta imagjinojë e mendojë, e lëre më të kërkojë dorëheqjen e kryetarit”.

