Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për studentët.
Murati përmes Facebook tha se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0.
“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

