Kompania që s’i plotësoi kriteret e dosjes u shpërblye me tender 97 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë

by Nexhat

Ministria e Bujqësisë i ka dhënë tender prej gati 100 mijë euro  një kompanie që nuk kishte plotësuar kriterin e vendosur në dosjen e kontratës për projektin e “Mbjellja e farave për prodhimin e fidanëve dhe mirëmbajtja e tyre”.

Auditori ka gjetur se te procedura e prokurimit për këtë kontratë në vlerë prej 97,667€, është zbuluar se operatori ekonomik  është shpërblyer përkundër se nuk kishte përmbushur kërkesën III.2.4 – Kapaciteti teknik dhe profesional.

banner

“Në dosjen e dorëzuar nga OE mungonin referencat pozitive ose fletë-pranimet për kontrata të ngjashme apo të natyrës së njëjtë, siç është kërkuar në dosjen e tenderit.” – thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, përzgjedhja e kompanie që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të rezultojë në realizim me cilësi të dobët të kontratave publike, pengon zhvillimin e një procesi të rregullt të prokurimit, cenon transparencën, barazinë dhe efektivitetin e procesit të prokurimit publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy