Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

by Nexhat

Tri qendra masazhi, dy në Gjakovë dhe një në Rahovec, janë mbyllur pas inspektimeve të realizuara gjatë ditëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Sipas njoftimit, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Kosovës.

banner

Sipas njoftimit, mbyllja e tri qendrave të masazhit erdhi si pasojë e mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës.

Po ashtu, IQMT-ja ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që gjatë procesit të inspektimit nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar.

Ministria ka bërë të ditur se aksionet e përbashkëta inspektuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimit të legjislacionit në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy