Nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit

by Nexhat

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se kanë filluar punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, këto punime do të zhvillohen sot dhe nesër, ndërsa më 27 qershor pritet që të bëhet asfaltimi i kësaj pjese të rrugës.

banner

Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.

“Kërkojmë nga qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim nga ana e tyre dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik”, tha MIT-ja.

Ministria ka apeluar te ngasësit e automjeteve që gjatë këtyre ditëve të respektohet sinjalizimi rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy