KRU “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut.
Sipas njoftimit, ndërprera me ujë do të nisë nga ora 15:00, deri në sanimin e plotë të defektit në gyp.
“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

