Gazi amerikan, TVSH-ja, tatimi i tokës së punuar, Gjini me një listë kërkesash: E bëjm kuorumin për president nëse plotësohen

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ardian Gjini, ka dalë sot në një konferencë për media për të folur rreth themelimit të institucioneve të reja.

Ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme që të bëjë edhe kuorumin për presidentin nëse lista me kërkesa plotësohet.

banner

“Nuk e pengojmë themelimin e institucioneve, nëse ka nevojë për kuorum do ta bëjmë kuorumin, vetëm duhet zotim për këto parime. Jemi të gatshëm me bo kuorum, por po lypim për qytetarin e Kosovës”, ka thënë Gjini.

Ai ka kërkuar që projekti i gazit amerikan të pranohet mënjehrë, të niset termocentrali i ri me qymyr, të ndryshohet pragu i TVSH-së për biznese e vogla dhe të mesme dhe të largohet tatimi për tokat e punuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy