Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sonnte rreth orës 20:40 në Deçan, ku humbën jetën babai dhe djali i tij.
Sipas njoftimit, stacioni policor në Deçan është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan se dy persona, të cilët dyshohej se ishin lënduar nga kontakti me rrymën elektrike, ishin dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktimat kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë së tyre.
“Pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente”, tha policia

