“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina

by Nexhat

E diela ka qenë aktive për një numër të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

11 ekipe nga 9 vende të ndryshme që kontribuojnë në misionin e NATO-s kanë marrë pjesë në “Wolverine Challenge” që është mbajtur në kampin e Novosellës.

banner

Sipas një njoftimi të këtij misioni, kjo ka qenë një garë e vështirë që teston qëndrueshmërinë dhe forcën.

Në këtë garë përfshihen vrapimi, ngritja e peshave, ushtrimet me peshën e trupit dhe shtytje e tërheqje të automjeteve ushtarake.

KFOR-i ka njoftuar se Lituania e ka zënë vendin e parë, e pasuar nga Sllovakia dhe Letonia.

Sipas njoftimit, aktivitete trajnimi të tilla ndihmojnë në forcimin e ndërveprimit, nxisin kohezionin midis personelit shumëkombësh dhe rrisin gatishmërinë operacionale të nevojshme për të mbështetur misionin e KFOR-it dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy