GJILAN/ E rëndë, 75-vjeçari humb jetën pas rënies në bunar

by Nexhat

Ismet Hashani, zëdhënës në policinë rajonale të Gjilanit, tha për Gazetën Express se sot orës 14:23, Policia në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në fshatin Dobërqan.

“Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para  dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës”, tha Hashani..

banner

Ai tha se “nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951)”.

“Hetimet rajonale si dhe forenzika  kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të  prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, shtoi ai..

Sipas tij, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy