Njohësi i çështjeve politike Daniel Serwer, dha një mesazh të qartë në kryeqytetin kosovar për elitën politike të vendit.
Serwer tha se duhet të bëhen kompromisi dhe të formohen institucionet e reja.
Kjo deklaratë, por edhe çështje të tjera u trajtuan sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me analistin Melazim Koci.
Koci tha se e sheh të vështirë krijimin e institucioneve dhe daljen nga kriza politike.
“80 numra, për t’i siguruar 80 numra mendoj që Vetëvendosja nuk ka. Po supozoj se Vetëvendosje i ka 62 mandate me ato që i merr të pakicave joserbe. Duhen edhe 18. AAK-ja nuk i ka 18, LDK-ja i ka 18 por ka brenda deputet që nuk subordinohen, s’paku 3 a 4 e dimë që nuk e mbështetin. LDK-VV i bëjnë 80 numra dhe mjafton të mungojë një dhe bie ky kombinim”, deklaroi Koci në Klan Kosova

