Kurti në Bondsteel në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan: Roli i SHBA-sëi pazëvendësueshëm

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A. Rorvik, në Kampin Bondsteel në Ferizaj, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan, siç tha ZKM, shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

banner

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy