“Ky është turp” – “Pastrimi” publikon pamje nga grumbujt e mbeturinave në Qafë

by Nexhat

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, por t’i depozitojnë ato në kontejnerë.

Sipas kompanisë, një sasi e konsiderueshme mbeturinash është larguar nga rruga “UÇK”, në lagjen Qafa në Prishtinë, ndonëse kontejnerët ndodheshin vetëm pak metra larg.

banner

“Ju lusim qytetarë, mos i hidhni mbeturinat në hapësira publike. Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerë, jo në rrugë apo hapësira të përbashkëta. Gjithë këto mbeturina janë larguar nga rruga ‘UÇK’ te Qafa. Kontejnerët janë veç disa hapa më larg. Ky është turp”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit duke përdorur kontejnerët dhe duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy