Barcelona pas Isak, Liverpool do të refuzojë çdo ofertë

by Nexhat

Barcelona raportohet se po shqyrton mundësinë për transferimin e sulmuesit Alexander Isak, ndërsa Liverpooli është i vendosur të refuzojë çdo ofertë për yllin suedez gjatë kësaj vere.

Isak ka qenë në formë të mirë me Suedinë në Kupën e Botës 2026, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime, teksa kombëtarja e tij përgatitet për përballjen ndaj Francës në 1/16 e finales.

banner

26-vjeçari u bë një nga transferimet më të shtrenjta në futbollin britanik kur iu bashkua Liverpoolit nga Newcastle verën e kaluar. Megjithatë, sezoni i tij i parë u ndikua nga lëndimet, duke e mbyllur me katër gola dhe një asistim.

Sipas mediave spanjolle dhe britanike, përfshirë, Barcelona po e shikon Isak si një opsion të mundshëm për repartin ofensiv, duke marrë parasysh edhe rënien e mundshme të vlerës së tij pas një sezoni të vështirë në klub.

Klubi katalanas po monitoron gjithashtu emra të tjerë të mëdhenj si Harry Kane dhe Julian Alvarez, në përpjekje për të gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, i cili tashmë është larguar drejt Chicago Fire.

Megjithatë, të tre sulmuesit konsiderohen objektiva shumë të vështirë, pasi klubet e tyre nuk kanë ndërmend t’i shesin në këtë afat kalimtar.

Nga ana tjetër, Liverpooli është i vendosur të mbajë Isak, i cili ka kontratë deri në vitin 2031, dhe nuk pritet të hapë negociata për largimin e tij vetëm një vit pas transferimit.

Me formën e tij të mirë në Botëror, sulmuesi suedez shihet si një element kyç për projektin e ri të klubit anglez në sezonin e ardhshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy