Tahiri: Beogradi po jep miliona euro që t’i fus hundët në raportin e shqiptarëve me Amerikën

by Nexhat

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se Serbia po investon miliona euro për të cenuar aleancën strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa vlerësoi se raportet aktuale mes Prishtinës dhe Uashingtonit ndodhen në një fazë krize.

Tahiri në emisionin Rubikon tha se Beogradi po përpiqet të përvetësojë elemente të partneritetit që Kosova ka ndërtuar ndër vite me ShBA-në,

banner

“Në terrenin e aleancës shqiptaro-kosovare dhe ShBA-së ka synime shumë të mëdha dhe po jepen miliona euro, sidomos nga Beogradi, për t’i futur hundët pikërisht në këtë aleancë. Qëllimi është që Beogradi të përvetësojë elemente të aleancës Kosovë-ShBA për vete”, deklaroi ai.

Sipas Tahirit, zyrtarë të lartë serbë, duke nisur nga presidenti i Serbisë, po shfrytëzojnë media me ndikim në Shtetet e Bashkuara për të promovuar narrativën se presidenti amerikan Donald Trump mund ta vizitojë Beogradin, ndonëse ky është “fake news”.

Ai theksoi se një nga shqetësimet kryesore mbeten edhe raportet aktuale mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Sa i përket marrëdhënieve që janë momentalisht mes Prishtinës dhe Uashingtonit, mendoj që janë në pauzë dhe në krizë. Kjo për faktin se tash e dy vjet, zyrtari më i lartë që e ka vizituar Kosovën ka qenë një zyrtar i shkallës së dytë ose të tretë të Departamentit të Shtetit”, tha më tej Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy