Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor kanë qenë të pabarabarta.
Në Debat Plus, ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së rezultateve nga subjekti që ka udhëhequr vendin gjatë gjashtë viteve të fundit, sipas tij është e rëndësishme të paraqitet edhe “realiteti tjetër” i procesit zgjedhor.
Tahiri ka pohuar se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të pabarabarta.
“Pavarësisht mungesës së rezultateve prej subjektit që e ka udhëhequr vendin në 6 vitet e fundit, ne duhet ta prezantojmë edhe realitetin tjetër. Që këto zgjedhje (të 7 qershorit) të pabarabarta, për faktin që është përdorur paraja e shtetit, aparatura shtetërore’, ka thënë Tahiri

