Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Podujevës. Sipas pamjeve që janë publikuar, dyshohet për persona të plagosur. Nga pamjet e publikuara, shihetnë qendër të qytetit të Podujevës një person i armatosur i cili godet një person tjetër me armë.
Në pamje shihet teksa të njëjtit i afrohet një person tjetër, që raportohet të jetë polic civil, e i cili i kërkon ta lëshojë armën personit të dyshuar për plagosjet.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një person tjetër i shtrirë.

