Rreth 3000 persona evakuohen si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në Francë

by Nexhat

Në pjesën e Francës jugore kanë shpërthyer zjarre, si pasojë e temperaturave rekorde që kanë përfshirë vendin tash e sa ditë.

Për këtë, rreth 3,000 persona janë evakuuar dhe helikopterë me bomba uji janë vendosur për të luftuar zjarret, kanë thënë zyrtarët të enjten dhe sipas tyre, java e ardhshe pritet të jetë sërish me temperatura të larta.

banner

Në mesin e personave që janë detyruar të zhvendosën, përveç banorëve, kanë qenë edhe turistët.

Derisa, zjarrfikësit kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme për shuarjen e zjarreve që kanë përfahirë këtë pjesë të Francës.

Në qershor, Franca përjetoi një valë rekord të nxehtësisë që zgjati 11 ditë dhe pa temperaturat të ngjiteshin mbi 40 gradë Celsius në shumë vende.

Përveç “ndikimeve të mëdha” që pati në shëndetin e njeriut, ekosistemet, bujqësinë dhe infrastrukturën, vala e jashtëzakonshme e nxehtësisë përkeqësoi rrezikun e zjarreve, tha Organizata Botërore Meteorologjike javën e kaluar.

Autoritetet franceze kanë njoftuar se kanë mobilizuar ekipe të shumta për të përballuar situatën e krijuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy