Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në stadium, teksa gjithçka është gati për përballjen ndaj Austrisë.
“Dardanët”, kanë zbritur nga autobusi dhe janë futur në stadium, ku pritet të zhvillohet një ndeshje e rëndësishme.
Atmosfera para ndeshjes është e zjarrtë, me tifozët që kanë nisur festën dhe po i japin mbështetje Kombëtares para fillimit të sfidës.

