Vrasja e imamit në Zlipotok, një muaj paraburgim për babë e bir

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve, Beshir Hamza dhe I.H., të dyshuar për veprat penale “Vrasja e rëndë”  dhe “Mosdhënia e ndihmës”.

Sipas njoftimit të gjykatës, B.H. dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ka privuar nga jeta imamin Gazmend Tahirovci pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me shfrytëzimin e një prone.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime fatale, si pasojë e të cilave G.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

banner

Ndërkohë, I.H., babai i të dyshuarit kryesor, dyshohet se nuk i ka ofruar ndihmë viktimës, ndonëse ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi ta bënte këtë pa rrezikuar veten apo të tjerët.

Gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy