Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, ka publikuar pamje të reja në llogarinë e tij në Instagram.
Në shumicën prej tyre, ai shihet i shoqëruar nga ish-finalistja e BBVK-së, Elijona Binakaj.
Në një prej fotografive, dyshja shihen në aeroplan, të kapur për dore.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, të cilët i “vërshuan” me komente, shumica prej tyre pozitive.




