Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë ishte krijuar një grup punues ku ishte dhe kërkeuse e shoqatave të fermerëve për akcizën në pluhur.
Më pas ai tha se ka pasur edhe vendime pasuese.
“Ne e kemi kriju një grup punues, kemi ftuar gjitha shoqatat ku kemi marrë pjesë bashkë me Minsitrinë e Tregtisë dhe Financave, aty ka dalë si rezultat edhe prej shoqatave, kemi vendosur akcizën pluhur. Në vendimet pasuese kam marrë vendim që produktet të etiketohen qartë, kur ka përmbajtje të padeklaruar ato duhet të deklarohen, të etiketohen qartë dhe të ndahen në supermakete”, ka thënë ai

