Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se duhet reflektim për mënyrën e organizimit të partive.

Ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, nuk do t’i kishte humbur asnjëherë zgjedhjet po të jetonte ende lideri i saj historik, Ibrahim Rugova.

banner

“Po mendoja dje për LDK-në… Të gjithë thonë ‘jemi rugovistë’. Por ku ka mbetë partia? Me pasë qenë Rugova gjallë, s’i kish humbë asnjëherë zgjedhjet. Por tani këta s’janë më, se s’është Rugova. Tash duhet me e gjetë mënyrën se si të organizohen”, tha ai në një intervistë në TV Arbëria.

Haliti tha se edhe PDK-ja duhet të shohë se çfarë praktike të zgjedhë.

“Edhe ne, e kemi pasë edhe Hashimin, por edhe pastaj Kadriun kryetar, por ka vazhdu ai brumi organizativ që e kemi pasë. Por tani duhet ta shohim si të organizohemi, ku i kemi të metat në organizim, cilën praktikë duhet ta marrim. Praktikën e vjetëruar? Se duhet ta shohim a është vjetëru ajo, a kemi të meta në organizim, a kemi të meta në program, në statut, a është mirë me qenë pak më ndryshe mënyra se si zgjedhen, se si përfaqësohen njerëzit”, tha ai.

“Të gjitha këto kërkojnë një analizë dhe kërkojnë veprim”, tha Haliti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy