Ish-reprezentuesi portugez, Ricardo Quaresma, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, duke vënë në dyshim edhe etiketimin e kësaj skuadre si më e mira në historinë e vendit.
Ai po ashtu e quajti të dobët paraqitjen e kombëtares së këtë Botëror,
“Të gjithë thoshin se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë kuptimi? Çfarë kanë fituar? U kthyem në shtëpi me kokën ulur. Në mesfushë kemi lojtarë të mëdhenj dhe shumë talent, por ata ishin shumë, shumë të dobët në këtë Botëror. E njëjta gjë vlen edhe për sulmin, ndërsa mbrojtja ishte e humbur. Më mirë të ndalem këtu, sepse përndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem më vonë”, deklaroi Quaresma
