Hoxhaj: Derisa në Ankara mbahej samiti i NATO-s, Kurti në Greqi fliste për “zemërimin e Akilit”

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Greqi.

Hoxhaj i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se gjatë kohës sa Kurti qëndroi në Greqi, u mbajt samiti i NATO-s në Ankara në të cilën sipas tij Kosova mund të ishte ftuar edhe si vëzhguese.

banner

Ai tha se kjo situatë pasqyron situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Paralelisht me qëndrimin e tij në Greqi, që tregon shumë se si po e menaxhon shtetin ka ndodhur samiti i madh në Ankara, samiti i NATO-s. Tema e takimit të Kurtit në Greqi ishte ‘zemërimi i Akilit’ dhe ‘paralajmërimi i Kasandrës’, tema e simpoziumit ku kishte marrë pjesë ai dhe kjo tregon realisht se në çfarë situate politike është vendi. Do thotë rezultati certifikohet dhe ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i partisë e cila i ka fituar zgjedhjet, se si e sheh procesin politik se deri më tash nuk ka ndonjë deklarim. Në një kohë kur bota është e përmbysur dhe e pasigurtë dhe kryeministri ka kohë që të merret me tema të vogla intelektuale dhe Kosova mbetet e paftuar në samitin e NATO-s që ka pasur mundësi të ftohet edhe si vëzhgues”, tha ai.

Hoxhaj tha se pret që skenari i njëjtë për formimin e institucioneve të ndodhë edhe këtë herë pas certifikimit të sotëm të rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së.

“Mendoj që mund ta shohim skenarin e njëjtë që kemi parë në këto 15 muajt e fundit dhe ne si PDK presim fillimisht qëndrimin e subjektit të parë”, tha deputeti i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy