‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar

by Nexhat

Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare.

Në fillim të saj, kryetarja parlamentare, Albulena Haxhiu, ka ‘ironizuar’ me deputetët e LDK’së, lidhur me atë se kush do të flasë në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie, duke pyetur se a është deputetja Janina Ymeri.

banner

‘’Nga grupi parlamentar i LDK’së, zonja Janina Ymeri, a je në emër të grupit? Ju kërkoj që herave të tjera të më njoftoni kush flet në emër të grupit sepse këtu ka shumë të paraqitur nga LDK’ja. Edhe unë u çudita Janinë që të kanë lanë në emër të grupit.

Unë po bazohna në sistemin që e kam para vetës… po urdhno zoti Quni në emër të grupit parlamentar të LDK’së. Veç të lutem Jehona nëse mundesh për herë të tjera me na tregu kush flet në emër të grupit’’, ka thënë Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy