Kabashi-Ramaj: Kurti i ka mashtruar qytetarët me fabrikën e municionit e dronëve, s’ka asnjë vijë buxhetore

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me premtimet për armatim, fabrikën e municionit dhe fabrikën e dronëve.

Ajo ka deklaruar se për këto projekte nuk është paraparë asnjë vijë buxhetore dhe ka thënë se qytetarët duhet të kërkojnë që këto premtime të shoqërohen me mjete konkrete financiare.

banner

“Kurti ka mashtruar rrafsh dy-tri vjet në mënyrë intensive duke folur për armatime, për fabrikën e municionit dhe fabrikën e dronëve. Asnjë vijë buxhetore nuk është. Le ta vendosë vijën buxhetore dhe atëherë u besojmë këtyre premtimeve”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy