Profesori Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7 se Albin Kurti nuk është i interesuar që pushtetin e ekzekutivit ta ndajë me ndonjë tjetër politike.
Pos kësaj, ai thotë se Kurti do edhe Presidentin e kryeprokurorin ta ketë nën kontroll.
“A është në gjendje Kurti që të bëjë gjeneroz dhe të heqë dorë nga një pjesë e pushtetit që ai po thotë që ia ka dhënë populli. Kurti nuk është i interesuar me i dhënë pushtet nga ekzekutivi një subjekti tjetër politik, ai është interesuar që ta ketë të vetin, edhe kryeprokurorin. Kurti po do të ketë kontroll të plotë mbi gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë ai

