Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë për shkak të depërtimit të masave më të freskëta ajrore nga fronti i ftohtë ajror. Në mëngjes mund të ketë ende vranësira dhe reshje lokale shiu, por gjatë paradites pritet stabilizim i plotë i motit me erëra të freskëta nga veriu.
Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pas një mëngjesi vende-vende me vranësira e reshje lokale, gjatë ditës stabilizim i plotë i motit në të gjitha viset. Në zonat kontinentale do të jetë pak më freskët për shkak të frontit të ftohtë ajror.
Të premtën dhe të shtunën na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Të shtunën shumë nxehtë, por padite vonë në disa zona kodrinore-malore priten disa zhvillime.
Të dielën destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me shtim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër./MeteoBallkan

