Koopman: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

by Nexhat

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Evropian.

banner

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim.

Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e fondeve evropiane me zbatimin e reformave kyçe në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia dhe administrata publike.

Plani, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për rajonin, synon të përshpejtojë konvergjencën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përpara anëtarësimit të plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy