Protestat kundër projektit/ Pse nuk kanë nisur hetimet për çështjen e Rrjollit? Ja si përgjigjet kreu i SPAK-ut

by Nexhat

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ngriti në Komisionin për Nismat Qytetare çështjen e banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se u janë tjetërsuar pronat.

Gjatë seancës, Kapri iu drejtua kreut të SPAK, Klodian Braho, duke kërkuar sqarime se përse nuk janë nisur hetime për këtë rast, të cilin e krahasoi me çështjen e Zvërnecit.

banner

Erald Kapri: Kam një kërkesë nga banorët e Rrjollit. Dosja e tyre është si ajo e Zvërnecit. Pse nuk keni nisur hetimet?

Në përgjigje, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, shmangu komentet për raste konkrete, duke theksuar se nisja e hetimeve bazohet në kriteret ligjore dhe jo në kërkesat e palëve

Klodian Braho: Nuk dua të ndalem në raste konkrete. Kompetencat e institucionit nuk përcaktohen nga dëshira apo vullneti i kallëzuesve, por nga rrethanat faktike. Nëse personat e caktuar nuk janë dakord, ata kanë të drejtën të ndjekin rrugët ligjore që parashikon ligji/BalkanWeb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy