Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më parë u shpreh se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Berisha tha se dënon me forcën më të madhe deklaratën e ministres serbe, ndërsa kritikoi qeverinë shqiptare për atë që ai e cilësoi si heshtje ndaj këtij qëndrimi.

banner

“Deklarata e saj është dënuar me forcën më të madhe nga një deklaratë e Partisë Demokratike ditë më parë, e paraqitur nga zëdhënësja e partisë, zonja Floriana Garo. Ne kërkuam menjëherë shpalljen e saj non-grata dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe të spastrimit etnik nga një ministre e vendit që i ka kryer këto akte. Së dyti, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e turpshme, heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së një ministreje të Beogradit”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD-së u shpreh se për sa kohë ministrja serbe vijon të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, deklarata e saj përfaqëson, sipas tij, qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Për sa kohë ajo rri në atë kabinet, ajo ka shprehur mendimin e padronit të saj, Aleksandër Vuçiç. Se të mbash një monstër si ajo në kabinet, e cila dëshmon me gjakftohtësinë më të madhe keqardhjen se nuk u kompletua gjenocidi dhe spastrimi etnik në Kosovë sipas operacionit ‘Patkoi’, do të thotë të kesh vetë atë mendësi”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy