Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç.
Projektligji u miratua nga Asambleja Kombëtare dhe pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator, pasi të marrë miratimin përfundimtar të Këshillit Kushtetues.
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me 279 vota pro dhe 81 kundër projektligjin që ndalon qasjen në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke e bërë Francën vendin e parë në Bashkimin Evropian që vendos një kufi të tillë ligjor.
Pas votimit, presidenti Emmanuel Macron e përshëndeti vendimin, duke deklaruar se Franca po udhëheq Evropën në mbrojtjen e fëmijëve në internet. Ai tha se ligji pritet të hyjë në fuqi në shtator, pasi të shqyrtohet nga Këshilli Kushtetues.
Sipas ligjit të ri, platformat si TikTok, Instagram dhe disa shërbime të WhatsApp do të jenë të detyruara të verifikojnë moshën e përdoruesve të rinj, ndërsa për llogaritë ekzistuese do të kenë katër muaj kohë për të kryer verifikimin ose për t’i bllokuar ato nëse nuk plotësojnë kriteret e moshës

