Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, ku një autobus i transportit publik ATM, i linjës 79, është përplasur me një automjet.
Sipas raportimeve të mediave italiane, autobusi për arsye që ende nuk janë bërë të qarta, u përplas me makinën pranë kryqëzimit të Via della Chiesa Rossa me Via Gratosoglio, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Autoritetet kanë njoftuar se po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përplasjes.

