Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë

by Nexhat

Më shumë se 3,000 persona janë evakuuar nga mbi 12 komunitete në veriperëndim të Ontarios, ndërsa Kanadaja po përballet me një nga sezonet më intensive të zjarreve në historinë e saj.

Sipas një deklarate të Zyrës së Kryeministrit Mark Carney, qeveria federale ka zhvilluar një mbledhje të Grupit të Reagimit ndaj Incidenteve për të shqyrtuar situatën e krijuar nga qindra zjarre aktive që po digjen në mbarë vendin, të nxitura nga valët ekstreme të të nxehtit dhe kushtet rekord të thatësirës.

banner

Autoritetet federale po bashkëpunojnë me Qeverinë e Ontarios dhe drejtuesit e Kombeve të Para për të koordinuar operacionet e evakuimit, përfshirë mbështetjen ndaj kërkesës së Ontarios për ndihmë federale në transportin ajror të banorëve.

Në operacionet e reagimit janë angazhuar rreth 300 mjete ajrore, përfshirë avionë bombardues uji, helikopterë dhe avionë zbulimi e evakuimi. Ndërkohë, Forcat e Armatosura Kanadeze kanë dislokuar katër avionë transportues CC-130 Hercules për të mbështetur 13 fluturime evakuimi nga komuniteti Eabametoong (Fort Hope), në veriperëndim të Ontarios.

Zjarrfikësit po përdorin teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, analiza parashikuese, dronë, imazhe radarësh me rezolucion të lartë dhe kamera termike, për të përmirësuar zbulimin dhe menaxhimin e zjarreve në kohë reale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy