Trump kërcënon se do të “shkatërrojë një urë ose një termocentral” për çdo anije që godet Irani në Ngushticën e Hormuzit

by Nexhat

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-ja do të “bombardojë dhe shkatërrojë NJË URË OSE NJË TERMOCENTRAL” sa herë që Irani të shënjestrojë një anije që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Nga ky moment e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, predhë, dron apo me çfarëdo mjeti ose arme tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË OSE NJË TERMOCENTRAL, përfshirë edhe ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit, Teheranit”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

banner

Trump edhe më parë ka kërcënuar se do të godasë infrastrukturën civile të Iranit – veprim që mund të konsiderohet krim lufte – përfshirë edhe në një intervistë për Fox News javën e kaluar, kur tha se SHBA-ja do t’i “shkatërrojë të gjitha urat (e Iranit), nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë”, shkruan CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy