Ishte kampion bote me Brazilin në kohën kur ky vend ishte simbol i futbollit dhe lojës së bukur.
Por tani, legjenda Ronaldo thotë se është Spanja që luan futbollin më të mirë në botë.
“Ishte një ditë historike sepse Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, pikërisht ashtu siç e prisja”, ka thënë Ronaldoja për finalen e Botërorit.
“Dallimi në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës ishte i madh. Edhe me Messin, ata nuk mund të rivalizonin Spanjën”.
“Argjentina nuk tregoi të njëjtin shpirt luftarak, që ishte arma e saj më e fortë gjatë gjithë turneut”.
“Spanja ka ADN futbollistike, një stil të bukur loje. Mënyra se si luan sot është më e mira”

