Katër palestinezë dhe një izraelit vriten në një përleshje me armë në Bregun Perëndimor

by Nexhat

Katër palestinezë dhe një izraelit janë vrarë të premten në një incident ë një incident me të shtëna në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas zyrtarëve shëndetësorë izraelitë dhe palestinezë.

Ushtria izraelite tha se kishte dërguar forca në zonën jugperëndimore të qytetit palestinez Nablus pas raportimeve për një sulm ndaj civilëve izraelitë që po bënin shëtitje në atë zonë. Sipas ushtrisë, një palestinez kishte marrë një armë nga pjesëtarët e sigurisë lokale dhe kishte qëlluar ndaj civilëve izraelitë.

banner

Ndërkohë, zyrtarët palestinezë thanë se banorët palestinezë të qytetit Tal në Bregun Perëndimor ishin sulmuar nga civilë izraelitë dhe se katër persona ishin vrarë dhe katër të tjerë ishin plagosur nga të shtënat e civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Pas incidentit, qyteti i Nablusit dhe zona e Talit u mbyllën përkohësisht, ndërsa trupat izraelite vendosën pika kontrolli dhe nisën kërkimet për autorët e përfshirë.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ai do të zhvillonte një takim urgjent për të diskutuar reagimin ndaj ngjarjes.

Një zyrtar lokal i partisë palestineze Fatah në Tal, Essam Saifi, tha për Reuters se rreth 25 deri në 30 kolonë hebrenj kishin sulmuar fillimisht pjesën lindore të qytetit dhe kishin tentuar të hynin në dy shtëpi. Sipas tij, banorët dolën për t’u përballur me ta dhe kolonët hapën zjarr.

Ai shtoi se rreth gjysmë ore më vonë, izraelitët u kthyen dhe sulmuan pjesën perëndimore të qytetit, duke goditur një të mitur me armë. Më pas, sipas tij, në vendngjarje mbërriti ushtria izraelite dhe filloi të qëllonte së bashku me kolonët, shkruan Reuters.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy