Të paktën 6 persona janë vrarë dhe dhetëra janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një poligon stërvitjeje pranë Kievit, ku po zhvillohej një ekspozitë armësh dhe pajisjesh ushtarake, thanë autoritetet ukrainase.
Serhiy Beskrestnov, një këshilltar ushtarak i presidentit ukrainas, i njohur me nofkën “Flesh”, i tha gazetës Kyiv Independent se një raketë balistike goditi një poligon stërvitjeje pranë autostradës Zhytomyr, pranë Kievit, ku ishin mbledhur përfaqësues të industrisë së mbrojtjes ukrainase. Ai tha se kishte të vdekur dhe të plagosur midis pjesëmarrësve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fillimisht tha se të paktën gjashtë persona ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë ishin plagosur në sulm, pa specifikuar vendndodhjen ose natyrën e saktë të incidentit. Më vonë, Prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravchenko dha një numër të ri prej të paktën dhjetë të vdekurish dhe më shumë se 100 të plagosurish.
A rescue operation is currently underway in the Kyiv region following a Russian missile strike. As of now, dozens of people have been reported injured. It has also been confirmed that, tragically, sіх people were killed. My condolences to their families and loved ones. Efforts to… pic.twitter.com/ZUjsTQl4yw
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 24, 2026

