Zëvendësministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit zhvilluan bisedime në Teheran gjatë dy ditëve të fundit lidhur me ngushticën e Hormuzit, njoftoi të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit përmes një postimi në Telegram.
“Gjatë këtyre takimeve, të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta dhe mekanizmat praktikë për menaxhimin e kalimit të sigurt të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke respektuar të drejtat sovrane të dy shteteve bregdetare”, deklaroi Esmaeil Baghaei, raporton CNN.
Sipas tij, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe u arrit përparim në diskutime.
Baghaei theksoi se nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai shtoi se delegacioni i Omanit tashmë është larguar nga Teherani, ndërsa konsultimet teknike dhe politike mes dy vendeve do të vazhdojnë.

