Aksion policor në Prishtinë: Sekuestrohen 6 armë dhe mbi 8 mijë fishekë, tre të arrestuar

by Nexhat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një operacion në rajonin e Prishtinës, ku janë shoqëruar për intervistim gjashtë persona të dyshuar dhe janë konfiskuar armë, municion dhe para në të holla.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Departamentit për Kufi, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime operative pas trajtimit për një periudhë të gjatë të informatave të brendshme dhe pas një njoftimi nga Dogana e Kosovës.

banner

Dogana kishte ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ishte zbuluar municion i kalibrit 9 mm i fshehur në një bunker të improvizuar.

Pas kësaj, policia ka kontrolluar katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë operacionit janë konfiskuar: gjashtë armë zjarri (katër armë të shkurta dhe dy armë të gjata), 8.919 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shurdhues për armë, 3.470 euro, një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë në bashkëpunim me organet e drejtësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy