“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave të Kodit Civil, duke veçuar paragrafin që mundëson regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Rrahmani kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, duke thënë se nuk pajtohet me atë që ai e konsideron emancipim.

banner

“Kryeministri Albin Kurti beson se kjo është një vlerë, është emancipim. Unë mendoj ndryshe, sepse Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan, e kështu ekziston bota”, u shpreh Rrahmani.

Ai tha se Kodi Civil është i domosdoshëm, por sipas tij, disa nga dispozitat e përfshira në të duhet të ndryshohen para miratimit.

Rrahmani pretendoi se mbi 95 për qind e dispozitave të Kodit Civil janë ligje ekzistuese, ndërsa kundërshtimet e tij lidhen kryesisht me rregullimin e bashkësive civile.

“Unë jam duke diskutuar me shumë avokatë e njohës të fushës juridike, të cilët kanë shumë vërejtje profesionale e juridike. Është e domosdoshme të kemi Kodin Civil, por pjesët që ne i kundërshtojmë mendojmë se janë më të dëmshme sesa të mos kalojë komplet Kodi”, deklaroi ai.

Ai ngriti kundërshtime edhe për dispozitat që lidhen me adoptimin e fëmijëve, duke pretenduar se në rastet kur një çift i të njëjtës gjini adopton një fëmijë, shteti duhet të ndërhyjë për ta marrë atë në mbrojtje.

“Neni 1138, paragrafi i dytë, ky lejohet regjistrimi i bashkësive civile mes burrit burrë dhe gruaja me gru. Ka pjesë tjerët, ku lejohet adaptimi i fëmijëve nga një person. Ka edhe çështje tjera që duhet me u përmirësu, për me kalu ky Kod.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy