Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se në nivel nacional sa i përket rezultatit të LDK-së “diçka nuk po dhez”.
Ai tha se Lumir Abdixhiku është mendje-ndritur për të kuptuar këtë, por tha se në rastin e vetë nuk po e kupton.
“Në nivel nacional kjo nuk po rrit, nivel lokal ne kemi pas herë 9, 8 e 7 komuna. Por, nivel nacional diçka nuk po dhez, nuk po shkon diçka. Edhe pse është mendje-ndritur me i kuptu gjërat për vete nuk po e kupton”, ka thënë ai.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit

