Muhaxheri shpalos detaje të bisedave me Abdixhikun pas zgjedhjeve të dhjetorit: Tha po japë dorëheqje, i thash kryetar mos u ngut…

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri, i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, ka deklaruar se Abdixhiku ka qenë i bindur që pas zgjedhjeve të dhjetorit Kosova nuk do të ketë zgjedhje.

Ai tha se Abdixhiku e kishte telefonuar vetë Muhaxherin duke ia komunikuar vendimin për të dhënë dorëheqje, por kryetari i Pejës thotë se i ka thënë “ta mendojë këtë punë”, pas zgjedhjeve të dhjetorit.

banner

“Rezultati ka qenë i dobët, pas rezultateve më ka thirrë me ka thënë po du me jap dorëheqje, para se me komuniku me publikun. I kam thënë kryetar nuk është mirë për LDK-në, le mendoje nesër këtë punë…Ka dalë dhe e ka ofru dorëheqjen”, tha Muhaxheri.

“Unë dhe Imri Ahmeti i kemi thënë, kryetar u bo çka u bo, po shkojmë bashkë, nuk po të lajmë vetë me jap dorëheqje. Ka qenë i bindur që vendi nuk shkon në zgjedhje të qershorit, i kam thënë me ty nuk mundemi me shku se e ke rezultatin e keq, tha e qesim Hykmeten për kryeministre. Pastaj u çel opsioni tjetër me ardhë Vjosa në parti”, tha Muhaxheri për Abdixhikun.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy