Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar ia ka dorëzuar Lumir Abdixhikut dorëheqjen me shkrim nga pozita e nënkryetarit.
Këtë ai e tha për herë të parë, duke shtuar se ai dhe Imri Ahmeti nuk kanë ambicie për postin e kryetarit të LDK-së.
“E ka dorëheqjen time me shkrim, kurrë nuk e kam publiku por ai e ka me shkrim”, ka thënë ai.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

