Abdixhiku e shfaq hapur zemërimin me Gazmend Muhaxherin: Ju betohem në Zot, atdhe e familje që s’kam premtuar poste ministrore

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm është marrë edhe me ata që javëve të fundit kanë kërkuar largimin e tij nga pozita e kryetarit të partisë.

Abdixhiku ka thënë se sikur të njëjtit të angazhoheshin në fushatë zgjedhore sa janë angazhuar për dalje në media e mbledhje nënshkrimesh, dy kuvendet e fundit të LDK’së s’do të kishte nevojë të mbaheshin.

banner

“Angazhimi i disave javëve të fundit, organizativ e publik për betejën brenda LDK’së ka tejkaluar çdo angazhim elektoral që kemi pasur në këtë kohë”.

“Shpesh pyes veten sikur të angazhoheshim kaq shumë në zgjedhje nacionale.

Sikur të gjitha këto kapacitete për mbledhje nënshkrimesh, luftë mediale, ndërtimesh narracionesh fiktive, sikur e gjithë kjo energji të drejtohej në fushatë elektroale, as ky kuvend e as ai para tij s’do të kishin ekzistuar. Do të doja një energji pozitive, jo kundër njëri-tjetrit, ta kisha parë edhe në fushatë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka folur edhe për deklarimet e fundit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për ofrimin e posteve ministrore në këmbim të përkrahjes për Abdixhikun.

“Jam i zhgënjyer me gjuhën publike të përdorur prej disave javëve të fundit. Shpifja e nxitja kundër partisë s’ka qenë kulturë politike. Në mendësi rugoviane nuk akuzohet pas asnjë provë të vetme, se kryetari i partisë po ndanë pozita ministrore për 355 delgatët e Kuvendit të tij”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se betohet para 355 delegatëve s’e diçka e tillë s’ka ndodhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy