Nuk lëkundet Abdixhiku, Kuvendi i LDK-së ia rinovon besimin

by Nexhat

Lumir Abdixhiku ka arritur t’i rezistojë procesit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mos u shkarkuar nga pozita e kryetarit të partisë.

Delegatët e LDK-së kanë vazhduar punimet e Kuvendit, ndërsa procesi nuk ka rezultuar me largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Abdixhiku, i cili e ka udhëhequr LDK-në nga 2021, gjatë fjalimit para delegatëve ka theksuar se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij ka qenë në interes të partisë.

banner

Ai theksoi mes tjerash se rrugëtimin e tij në krye të partisë nuk e kishte bërë i vetëm, por bashkë me strukturat dhe anëtarësinë e partisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy