Besnik Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se pozicioni publik i Aleancës është se s’duan që të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.

Ai ka thënë se nëse plotësohen kërkesat e Aleancës, kjo nënkupton përkrahje të kësaj partie për konstituimin e institucioneve të reja, shkruan Express.

banner

“Jemi të vetmit që kemi një pozicion publik në raport me konstituimin. S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetesisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.

“Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël. Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy