Pranverë në nëntor, deri në 23°C: Java me intervale me diell, rrebeshe lokale, rrufe e stuhi të forta – të shtunën mund të vijë bora e parë

by Nexhat

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe masave të ngrohta ajrore, të cilat në fundjavë do të zëvendësohen nga masa të ftohta ajrore.

Si rrjedhojë, dita e hënë kaloi me rrebeshe lokale shiu gjatë orëve të para, ndërsa më pas mbizotëruan vranësirat dhe intervalet me diell, me reshje të izoluara në disa lokalitete.

banner

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit, përgjatë luginave dhe ultësirave, pritet të krijohen kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve të para të ditës. Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, ndërsa vonë në mbrëmje, konkretisht rreth mesnatës, pritet intensifikim i reshjeve.

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara priten reshje të izoluara shiu, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Vonë në mbrëmje dhe rreth mesnatës, reshjet pritet të intensifikohen. Temperaturat do të shënojnë ngritje.

Të enjten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në disa rajone mund të ketë reshje të izoluara shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë ngritje të mëtejshme.

Dita e premte do të karakterizohet me diell dhe vranësira. Fillimisht, reshjet e izoluara do të mbeten të përqendruara kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet të shtrihen gradualisht edhe në zonat e tjera.

Të shtunën pritet të arrijë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje më intensive, lokalisht të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë ditës apo në mbrëmje, ekzistojnë mundësi që të paraqiten edhe reshjet e para të borës në disa zona të ulëta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy